Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në ceremoninë zyrtare të përcjelljes së trupit të ushtarit të vrarë të EULEX-it

E Mërkure, 25.09.2013




Organizuar nga EULEX-i, sot në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari", u mbajt ceremonia përcjellëse e trupit të ushtarit të vrarë, Audrius Šenavièius. Me këtë rast, në mesin e personaliteteve të larta, vendore e ndërkombëtare, mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.

Ceremonia përcjellëse për ushtarin e vrarë të EULEX-it Šenavièius, filloi me interpretimin e himnit të Bashkimit Evropian dhe atij të Lituanisë.

Kryeparlamentari Krasniqi mori pjesë në ceremoninë zyrtare të përcjelljes së trupit të ushtarit të vrarë të EULEX-it