Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 25.09.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre.

Pas shqyrtoi dhe përkrahu të gjitha amendamentet e propozuara nga grupi punues, komisioni e përkrahu projektligjin në tërësi dhe e procedoi për në komisionet e përhershme të Kuvendit.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale