Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 25.09.2013




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ali Sadriu, u shqyrtua raporti i auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2012.

Pasi u theksua se raporti është me opinion të pakualifikuar dhe se pasqyrat financiare janë prezantuar drejtë dhe mirë, anëtarë të komisionit ngritën një sërë shqetësime për të cilat çështje dhanë sqarime përfaqësues të KPMM-së, si dhe të Auditorit të Përgjithshëm.

Megjithatë, anëtarët e komisionit vlerësuan se në KPMM është shënuar progres karshi vitit paraprak, ndërkaq, kërkuan që të evitohen të gjitha të gjeturat nga auditori.

Krejtësisht në fund të takimit anëtarët e komisionit kërkuan nga KPMM-ja që brenda një muaji të sjellin në komision Planin e Veprimit lidhur me adresimin e rekomandimeve nga ZAP-i. Po ashtu, u kërkua që të bëhet edhe Auditimi i Menaxhimit në KPMM.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike