Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 25.09.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në rendin e ditës ishte shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale,i cili është miratuar në parim nga Kuvendi. Për shkak se anëtarët e Komisionit ndienin nevojë për konsultime me grupet përkatëse të tyre, lidhur me nenin 1, u vendos që shqyrtimi i këtij Projektligji të shtyhet për një herë tjetër.

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media