Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 24.09.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të cilën e kryesoi Zenun Pajaziti, kryetari i Komisionit, miratoi amendamentet e Projektligjit për sistemin e lejeve dhe licencave. Amendamentet e Projektligjit (26 sosh) i paraqiti deputetja, Myzejene Selmani.
Po ashtu, në këtë mbledhje, komisioni formoi edhe grupin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrjet publike. Lidhur me këtë, komisioni vendosi që kryesues i këtij grupi të jetë deputeti, Shaip Muja.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...