Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Premte, 20.09.2013
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, edhe në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, ka vijuar së shqyrtuari Projektligjin për fshatin Zymi i Hasit. Me këtë rast, anëtarët e komisionit, harmonizuan qëndrimet edhe për pesë nenet, përkatësisht amendamentet e mbetura nga mbledhja e kaluar, ndërkaq votimi për to pritet të ndodhë në mbledhjen e radhës të këtij komisioni.