Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit

E Enjte, 19.09.2013




Kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, deputetët e Kuvendit të Kosovës, vazhduan sot mbledhjen plenare, të 12 shtatorit.

Ndonëse debati lidhur me Raportin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së kishte përfunduar në mbledhjen e kaluar, ndërkaq, votimi për të pritej të ndodhë në fillim të mbledhjes së sotme, në mungesë të kuorumit, kryesuesi ndërpreu mbledhjen për të vazhduar pas 30 minutave. Edhe pas kësaj pauze, ashtu siç ishte paralajmëruar, deputetët e LDK-së nuk morën pjesë në sallë, ndërsa ata të VV-së dhe të AAK-së, braktisën sallën dhe kjo bëri që kryesuesi i mbledhjes edhe një herë të vendosë për pauzë.

Pas pauzës së dytë, në sallë ishin edhe deputetët e Grupit Parlamentar të AAK-së. Kryetari i këtij grupi Ardian Gjini, ndërkaq, bëri të qartë se nëse pozita nuk arrin të sigurojë kuorumin prej 61 deputetëve, edhe ata do të braktisin sallën. Kështu edhe ndodhi, prandaj edhe kësaj radhe, në mungesë kuorumi dështoi votimi për Raportin e Komisionit Qeveritar për Privatizimin e 75% të aksioneve të PTK-së. Për procedimin e mëtutjeshëm të këtij Raporti do të vendosë Kryesia e Kuvendit.

 

Nga vazhdimi i mbledhjes së KuvenditNga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit