Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Marte, 17.09.2013
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, shqyrtoi Projektligjin për fshatin Zymi i Hasit. Gjatë shqyrtimit të këtij Projektligji, anëtarët e komisionit vunë në pah rëndësinë e tij, dhe u shprehën të bindur se nevoja për një Ligj të tillë ka qenë e kamotshme duke pasur parasysh veçoritë kulturo-historike që përmban fshati. Për sa i përket neneve të Projektligjit (10 sosh), komisioni në mbledhjen e sotme miratoi pesë prej tyre, ndërkaq shqyrtimi i neneve të mbetura do të vijojë të premten.