Lajmet e fundit
Deputeti Hydajet Hyseni-Kaloshi mori pjesë në punën e disa komisioneve të Këshillit të Evropës
E Enjte, 12.09.2013
Deputeti Hydajet Hyseni-Kaloshi ka qëndruar për vizitë zyrtare disa ditëshe në Paris,ku mori pjesë në takimet e komisioneve parlamentare të Këshillit të Evropës,përkatësisht në Komisionin për Çeshite Ligjore dhe të Drejta të Njeriut, Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci, Komisionin për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm dhe në Komisionin për Migrim, Refugjatë dhe Persona të Zhvendosur.
Në këto takime janë debatuar,amendamentuar dhe miratuar draft raporte dhe rezoluta të ndryshme me tema kyçe sociale, politike dhe ekonomike. Ndër to është diskutuar edhe rreth miratimit të draft-rezolutës me temë "Personat e Pagjetur nga konfliktet e Evropës: rruga e gjatë për të gjetur përgjigje humanitare". Nga Komisioni për Migrim, Refugjatë dhe Persona te Zhvendosur, z. Hyseni-Kaloshi ka kërkuar që të përfshihet në rezolutë edhe çështja e ndjeshme e personave të pagjetur të Kosovës dhe të zbardhet fati i tyre. Komisioni do të diskutojë edhe njëherë rreth kësaj draft rezolute nga data 30 shtator-4 tetor 2013 në takimet e pjesës së 4-ët të Sesionit Parlamentar të Këshillit të Evropës në Strasburg.