Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
E Mërkure, 11.09.2013
Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Agron Selimaj, do të raportojë në Komision pasi që të vendoset rreth riemërimit të tij ose jo në këtë pozicion. Kështu u vendos në mbledhjen e sotme të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), të kryesuar nga Florin Krasniqi, kryetar i Komisionit. Selimaj në krye të inspektoratit të AKI-së ka qenë deri më nëntë të këtij muaji, ndërkaq, vendimi për riemërimin e tij pritet të merret gjatë javës.