Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së
E Mërkure, 11.09.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ahmet Isufi, u diskutua lidhur me Projektligjin për Komisionarin e Kuvendit të Kosovës, për Policinë e Kosovës dhe FSK-në.
Me këtë rast, anëtarët e komisionit u dakorduan që ky projektligj të procedohet në Kryesinë e Kuvendit dhe pas procedurave të mëtejme të kalojë në mbledhjen e Kuvendit.
Anëtarët e komisionit pasi shpalosën disa nga angazhimet e komisionit përgjatë këtij sesioni, u njoftuan nga kryetari i komisionit edhe për vizitën studimore të komisionit në Slloveni, më datën 22-26 shtator të këtij viti.