Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi priti presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

E Marte, 10.09.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot priti presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe për mundësitë e avancimit të tij.


Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë presidentit Pahor, kryeparlamentari Krasniqi ka vlerësuar mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën dhe popullin e saj, kurse marrëdhëniet ndërmjet dy parlamenteve dhe dy vendeve mike i ka vlerësuar të shkëlqyeshme. Ai më këtë rast ka çmuar lart investimet ekonomike të afaristët sllovenë në Kosovë, të cilët u prijnë atyre të vendeve të tjera. Krasniqi, ndërkaq, ka parë mundësi të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në shumë fusha, kurse është shprehur i bindur se Sllovenia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën e dhe në procesin e integrimeve evropiane.


Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, duke shprehur kënaqësinë që ndodhet në Kosovë ka vlerësua të arritura të mëdha të Kosovës në dhjetë vjetët e shkuara. Ai ka pohuar rëndësinë që ka dialogu në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, jo vetëm për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, por edhe për ndryshimin pozitiv të statusit të Kosovës në agjendat e vendeve të BE-së. "Në procesin e integrimeve evropiane Kosova ka shansin të mos bëjë gabimet e vendeve të tjera, anëtare të BE-së. Ajo mund të gjejë edhe rrugë anësore që e shkurtojnë rrugën për në BE", ka thënë Pohor.

Kryeparlamentari Krasniqi priti presidentin e Sllovenisë,  Borut PahorKryeparlamentari Krasniqi priti presidentin e Sllovenisë,  Borut Pahor