Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 10.09.2013
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, miratoi në parim Projektligjin për investimet e huaja.
Lidhur me këtë projektligj, Komisioni formoi edhe grupin punues në të cilin do të jenë: deputetja Myzejene Selmani,Teuta Sahatqija dhe Visar Ymeri.
Ndërkaq, lidhur me rekomandimet që kanë të bëjnë me funksionimin e Autoritetit të Konkurrencës së Kosovës (AKK), Komisioni u deklarua në favor të rekomandimeve të nxjerra prej tij në mbledhjen e mbajtur më 24. 7. 2013.