Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar mbi Konstantinin e Madh dhe Ediktin e Milanos
E Mërkure, 04.09.2013
Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës, sot filloi punimet Simpoziumi Ndërkombëtar mbi Konstantinin e Madh dhe Ediktin e Milanos, i organizuar nga Instituti i Historisë, Ipeshkëvia e Kosovës, Instituti Albanologjik, Universiteti I Prishtinës" Hasan Prishtina" dhe Departamenti i Historisë, mbështetur edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi .
Duke përshëndetur të pranishmit, në mesin e të cilëve ishin edhe ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Dodë Gjergji dhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, kreu i legjislativit të vendit Krasniqi theksoi se ky simpozium në nderim të dhjetë vjetorit të ndarjes nga kjo botë , të Nënës së madhe të Botës- Nënës Terezë, ka koinçiduar këndshëm me emrin e Perandorit romak me origjinë ilire , më saktësisht me 1700 - vjetorin e Ediktit të Milanos. Të dy këtë emra , me rrënjë e gjak shqiptari , në dy dimensione tepër të rëndësishme të jetës,fjalës e mendimit dhe atë të humanizmit, kanë vendosur standarde deri tani të pakapërcyeshme , janë liderë dhe me gjasë do të mbesin në ato piedestale.
Zhvillimet e derisotme , si në shkencat shoqërore dhe ato matematiko-natyrore teknologjike-teknike e teologjike kanë treguar se ato të arritura jo pak herë edhe janë keqpërdorur , ashtu siç jo pak herë keqpërdoren edhe të arriturat e teknologjisë së sotme përgjithësisht, por ky fakt nuk guxon të na ndalë zhvillimin,pse paska apo mund të ketë keqpërdorues të zbulimeve të reja shkencore , qofshin ato humanitare a natyrore, tekniko-teknologjike apo filozofike e teologjike.
Në vijim kreu legjislativit të vendit Krasniqi u shpreh:" Nuk kemi si të mos përkulemi , para atyre mendjeve që hapën hulli të mëdha,hulli që duhet avancuar për të humanizuar, jetën,lirinë, demokracinë dhe zhvillimin".