Lajmet e fundit

Kryetari i Kuvendit mori pjesë në zbulimin e Pllakës Përkujtimore për të Pagjeturit

E Premte, 30.08.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, mori pjesë sot në zbulimin e Pllakës Përkujtimore për të Pagjeturit. Në zbulimin e kësaj pllake e cila përkon me Ditën Ndërkombëtare për të Pagjeturit, morën pjesë edhe përfaqësues institucionalë nga niveli qendror dhe ambasador të shteteve mike të Kosovës.
Me këtë rast, duke iu drejtuar familjarëve të të zhdukurve, kryetari i Kuvendit tha:" Dita Ndërkombëtare e të Pagjeturve është një ditë e cila troket në ndërgjegjen tonë, në ndërgjegjen e të gjithë njerëzve për të bërë atë që mundemi për të ndihmuar në ndriçimin e fatit të personave, për të cilët nuk dihet fati i tyre". Kjo datë, tha në vijim ai, duhet të na shërbejë jo vetëm për t'i përkujtuar personat e pagjetur, por, për t'u angazhuar si njerëz dhe si shoqëri që njerëzimit mos t'i ndodhin ngjarje të tilla. Në vijim të fjalës së tij, kryetari Krasniqi vuri theksin edhe në mos ndëshkimin e shkaktarit të këtyre vuajtjeve. " Më vie keq që ai regjim dhe ata njerëz që kanë shkaktuar këtë gjenocid kanë mbet pa u ndëshkuar", tha ai. Në fund të fjalës së tij, kreu i Kuvendit Krasniqi familjarëve të të zhdukurve iu drejtua me fjalët:" Kosova e lirë, e pavarur dhe sovrane është satisfaksioni më i madh që kanë mundur të na e dhurojnë ata që nuk janë më në mesin tonë dhe ata të cilët ne do t'i kujtojmë dhe nderojmë në përjetësi".

Kryetari i Kuvendit mori pjesë në zbulimin  e Pllakës Përkujtimore për të Pagjeturit Kryetari i Kuvendit mori pjesë në zbulimin  e Pllakës Përkujtimore për të Pagjeturit Kryetari i Kuvendit mori pjesë në zbulimin  e Pllakës Përkujtimore për të Pagjeturit Kryetari i Kuvendit mori pjesë në zbulimin  e Pllakës Përkujtimore për të Pagjeturit