Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi ngushëllon familjen e ish-deputetit, Jusuf Sutaj

E Hënë, 12.08.2013




Me rastin e vdekjes së z. Jusuf Sutaj, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë Legjislaturës së Parë 2001-2004 dhe asaj të Dytë 2004-2007,kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi familjes Sutaj. Në ketë telegram ai në emër të vet dhe të Kuvendit të Kosovës shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e deputetit, i cili me punën e tij të palodhshme dha kontribut të rëndësishëm në fushën e legjislacionit të vendit tonë, si dhe në aktivitetet tjera në rrjedhat shoqërore, ekonomike e politike në Kosovë.