Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron besimtarët islam për festën e Fiter Bajramit
E Mërkure, 07.08.2013
Kryetari i Kuvendit të Kosovës , dr. Jakup Krasniqi, uron besimtarët islam të Kosovës për festën e Fiter Bajramit.
Në urimin e tij kryekuvendari Krasniqi thekson se muaji i Ramazanit, që kurorëzohet me Bajramin e Madh, simbolizon sakrificën, përkushtimin e besimtarëve dhe solidaritetin me njëri-tjetrin.
Bashkëjetesa e harmonia ndërfetare , bëjnë pjesë në thesarin e madh të vlerave civilizuese e humane të popullit tonë.
"Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, respekti, toleranca dhe mirëkuptimi.
Gëzuar festën e madhe të Fiter Bajramit!"
Theksohet në urimin e kryekuvendarit Krasniqi, drejtuar qytetarëve të besimit islam.