Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

E Mërkure, 31.07.2013




Anëtarët e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mbledhjen e sotme të fundit të këtij sesioni pranveror, diskutuan rreth aktiviteteve të komisionit për periudhën janar-korrik 2013.

Me këtë rast, kryetari i Komisionit, Ahmet Isufi, duke shpalosur angazhimet e komisionit përgjatë këtij sesioni, tha se komisioni në periudhën janar-korrik ka shqyrtuar dhe amendamentuar nëntë projektligje dhe se ky komision ka mbajtur 22 mbledhje të rregullta dhe dy dëgjime publike. Ndërkaq, mes tjerash Isufi sqaroi se komisioni ka mbikëqyrur edhe zbatimin e ligjit të Inspektoratit Policor të Kosovës, si dhe Mbikëqyrjen e shpenzimeve financiare të institucioneve të sigurisë. Po ashtu, u përmend edhe fakti se komisioni ka hartuar edhe Projektligjin për Komisionerin Parlamentar për Siguri.

U vlerësua se është përmbushur Plani i Punës së Komisionit për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së