Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Marte, 30.07.2013
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, i kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar i Komisionit, në mbledhjen e sotme, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiq, shqyrtoi Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Në fakt, para anëtarëve të Komisionit ishin dy amendamente në këtë Projektligj, të propozuara nga ana e Komisionit për Legjislacion. Pas debatit, Komisioni vendosi që për këto amendamente të marrë edhe disa informata shtesë, për të marrë pastaj qëndrim përfundimtar rreth procedimit të tyre të mëtejmë.