Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Hënë, 29.07.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, kryesuar nga kryetari i komisionit, Lutfi Haziri, u shqyrtuan dhe u përkrahën një sërë projektligjesh me amendamente të komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Me këtë rast, dritën jeshile për procedim të mëtejmë e morën këto projektligje: Projektligji nr. 04/L-219 për të Huajt, Projektligji nr. 04/L-217 për Azil, Projektligji nr. 04/L-216 për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të përfshira në menaxhimin e integruar të kufirit, Projektligji nr. 04/L-218 për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, Projektligji nr. 04/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, Projektligji nr. 04/L-215 për Shtetësinë e Kosovës, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-174 për financimin e subjekteve politike, të plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-058, Projektligji nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale, si dhe Projektligji për Inspektoratin e Mjedisit, Ujërave, Planifikimit Hapësinor dhe ndërtimit.