Lajmet e fundit

Nga Mbledhja e Komisionit për Bujqësi...

E Hënë, 29.07.2013




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e mbajtur sot, përkrahu Projektligjin për fshatin Zym, i cili është iniciuar nga deputeti, Daut Haradinaj. Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, anëtarët e komisionit, përpos deputetit Liburn Aliu, vlerësuan se miratimi i Projektligjit për fshatin Zym, do të mundësojë kultivimin e mëtutjem të kulturës dhe ruajtjen e monumenteve kulturo-historike që përmban fshati.

Në këtë mbledhje, u shqyrtua edhe Plani i Punës së Komisionit për periudhën janar-korrik 2013, të cilin e paraqiti kryetari i komisionit, Nait Hasani. Duke folur për aktivitetet e komisionit përgjatë kësaj periudhe, Hasani tha se janë mbajtur 24 mbledhje dhe janë organizuar dy dëgjime publike. Ai në vijim njoftoi për vizitat studimore jashtë vendit, për projektligjet e shqyrtuara, mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe për numrin e raporteve të shqyrtuara.

Anëtarët e komisionit vlerësuan se është përmbushur Plani i Punës së komisionit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ndërkaq, u shprehën të bindur se do të realizohet edhe agjenda e paraparë e sesionit vjeshtor.

 

Nga Mbledhja e  Komisionit për Bujqësi...