Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Premte, 26.07.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi zonjusha Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit, u shqyrtuan gjithsej nëntë projektligje: Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-174 për financimin e partive politike, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.03/L-058 me amendamentet e Komisionit funksional të Komisionit për Buxhet e Financa; Projektligji nr. 04/L-175 për Planifikim Hapësinor, me amendamentet e Komisionit funksional të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor; Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale nr. 04/L-213; Projektligji nr. 04/L-219 për të huajt me amendamentet e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë të Kosovës; Projektligji nr. 04/L-217 për azil, me amendamentet e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë të Kosovës; Projektligji nr. 04/L-216 për bashkëpunim ndërmjet organeve të përfshira në Menaxhimin e Integruar të Kufirit me amendamentet e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë të Kosovës; Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-218 për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit me amendamente të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës; Shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror me amendamente të Komisionit Funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës si dhe Projektligji nr. 04/L-215 për Shtetësinë e Kosovës me amendamente të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë të Kosovës.
Pas debatit gjithëpërfshirës, Komisioni e përkrahu procedimin e mëtejmë të nëntë projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.