Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Enjte, 25.07.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Buxhet dhe Financa, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, janë shqyrtuar një sërë projektligjesh, të identifikuara në Planin e Veprimit për Zbatimin e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e vizave.

Komisioni përkrahu dhe i rekomandoi seancës plenare miratimin e gjashtë projektligjeve, me amendamente të komisionit funksional, me konstatimin se ato nuk përmbajnë implikime shtesë buxhetore: Projektligjin për të huajt, Projektligjin për azil, Projektligjin për shtetësinë e Kosovës, Projektligjin për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, Projektligjin për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të përfshira në Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa