Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Mërkure, 24.07.2013




Për tejkalimin e situatës së krijuar në Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës (AKK), e cila është krijuar si pasojë e mospajtimeve në mes të anëtarëve të saj, përkatësisht, ushtruesit të detyrës së kryetarit të AKK-së, Ahmet Krasniqi dhe anëtarëve Gani Asllani e Halit Shabani, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, paraqiti rekomandimet për tejkalimin e gjendjes së krijuar. Me këtë rast, komisioni ka formuluar rekomandime të veçanta për AKK-në, si dhe një rekomandim për Kryesinë e Kuvendit.

Pas miratimit të rekomandimeve nga komisioni, pritet që Kryesia e Kuvendit të kërkojë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që me urgjencë të procedojë me propozimet për dy vendet vakante në AKK që nga nëntori i vitit 2011. Në këtë rekomandim po ashtu kërkohet që njëri nga të propozuarit të nominohet për kryetar të AKK-së.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...