Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 24.07.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar një raport dhe një projektligj.

Komisioni përkrahu raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara, dhe e procedoi për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare.

Në vazhdim u shqyrtuan rekomandimet e komisioneve kryesore për Projektligjin për skemat pensionale të financuara nga shteti. Komisioni u pajtua që për shumicën e çështjeve të ngritura të qëndrojë pranë amendamenteve të veta, ndërsa për disa të tjera pritet të zhvillohen konsultime shtesë me komisionet përkatëse.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale