Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 24.07.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, temë qendrore ishte shqyrtimi i raporteve të komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë, nr. 04/L-137. Z. Vehapi, në fillim i njoftoi anëtarët e Komisionit se komisionet e përhershme nuk kane pasur vërejtje në Projektligj. Pas debatit, Komisioni përkrahu Projektligjin me amendamente, si dhe procedimin e tij të mëtejmë në Kuvend.

 

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media