Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
E Mërkure, 24.07.2013
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka shqyrtuar dy projektligje.
Komisioni përkrahu Projektligjin për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale dhe Projektligjin për Inspektoratin e mjedisit, natyrës, ujërave, planifikimit hapësinor dhe ndërtimit, me amendamentet e komisionit funksional, me konstatimin se ato nuk përmbajnë kosto shtesë buxhetore.
Në mungesë të anëtarëve të Komisionit për Legjislacion, ndërkaq, komisioni shtyu rishqyrtimin e vendimit të Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 04/L-163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat më tarif zero të tatimit doganor dhe atë për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë.