Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

E Marte, 23.07.2013




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, udhëhequr nga anëtari i komisionit, Fatmir Xhelili, kryesues i grupit të punës për shqyrtimin e gjashtë projektligjeve që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, ka shqyrtuar sot tri projektligje.

Me këtë rast, grupi i punës së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Policisë së Kosovës, shqyrtuan sot Projektligjin nr. 04/L-219 për të Huajt, Projektligjin nr. 04/L-217 për Azilin, si dhe Projektligjin nr. 04/L-215 për Shtetësinë e Kosovës.

Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme grupi punues i komisionit parlamentar për siguri do të vazhdojë me shqyrtimin e Projektligjit nr. 04/L-218 për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, Projektligjit nr. 04/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, si dhe të Projektligjit nr. 04/L-216 për bashkëpunim ndërmjet autoriteteve të përfshira në menaxhimin e integruar të kufirit.

 

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së