Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin e Maqedonisë, z. Stojan Karajanov
E Hënë, 22.07.2013
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim lamtumirës, ambasadorin e Maqedonisë, z. Stojan Karajanov, i cili e përfundon mandatin e tij në Kosovë. Me këtë rast, ambasadori u falënderua për pritjen, duke shprehur njëkohësisht edhe kënaqësinë për bashkëpunimin që po zhvillohet ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, duke e ilustruar këtë edhe më të dhënën se ndërmjet këtyre dy shteteve janë nënshkruar 27 marrëveshje nga lëmenj të ndryshëm shoqëroro-ekonomik.
Kreu i legjislativit të vendit, z. Krasniqi, e falënderoi ambasadorin Stojan Karajanov për kontributin që ka dhënë në lëmin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Ai vlerësoi të arriturat në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Maqedonisë, duke shprehur gatishmërinë për avancim të mëtejmë të marrëdhënieve në mes dy vendeve.
Bashkëbiseduesit ishin të një mendimi se është punuar shumë në thellimin e bashkëpunimit të dyanshëm, duke u angazhuar që ai në të ardhmen të avancohet edhe më.