Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi...
E Hënë, 22.07.2013
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, shqyrtoi Projektligjin për ndërtimet.
Gjatë shqyrtimit, Komisioni kërkoi nga sponsorizuesi, përkatësisht, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që të japë sqarime shtesë lidhur me disa nga nenet e projektligjit. Po ashtu, për disa nga nenet, Komisioni vlerësoi se duhet konsultuar edhe ekspertë të fushës përkatëse.
Në këtë mbledhje, Komisioni ngriti shqetësimin edhe për dëmet e shkaktuara nga breshëri, veçanërisht në Rrafshin e Dukagjinit. Lidhur me këtë, Komisioni do t'i drejtohet ministrisë përkatëse për ngritjen e një sistemi raketor mbrojtës nga breshëri.