Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Hënë, 22.07.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u përkrah për procedim të mëtejmë Projektligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale. Po ashtu, mbështetjen e anëtarëve të komisionit e mori edhe raporti me amendamente i komisionit funksional në Projektligjin nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor.

Në vijim të mbledhjes komisioni shqyrtoi dhe përkrahu edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-165 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitit 2013, si dhe Projektligjin nr. 04/L- 137 për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion