Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Hënë, 22.07.2013




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Lutfi Haziri, u shqyrtuan dhe u përkrahën këto projektligje: Projektligji nr. 04/L-174 për planifikim hapësinor, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-165 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitit 2013, si dhe Projektligji nr. 04/L- 137 për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë. Të gjitha këto me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane