Lajmet e fundit
Nga mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Premte, 19.07.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z.Elmi Reçica, zëvendës i parë i kryetarit të Komisionit, u shqyrtuan tre projektligje: Projektligji ,, Për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 04-L-165 për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013'', Projektligji nr.04/L-137 ,,Për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë'', me amendamentet e Komisionit funkcional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe media dhe Projektligji nr.04/L-174 ,, Për planifikimin hapësinor'', me amendamentet e Komisionit funkcioanal për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
Pas një debati gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre tre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.