Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 16.07.2013




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i kryesuar nga z. Elmi Reçica Zëvendëskryetar i parë e Komisionit, sot mbajti mbledhje ku pikë kryesore të rendit të ditës pati shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 03-L-047 për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.

Pas një debati gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtij Projektligji për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim