Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

E Hënë, 15.07.2013




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Arben Gashi, u shqyrtua raporti vjetor i punës së Agjencisë për ndihmë juridike falas, për vitin 2012, të cilin e prezantoi drejtori i kësaj agjencie, Alban Sutaj.

Me këtë rast anëtarët e komisionit ngritën shqetësime të ndryshme rreth funksionimit të këtij agjensioni, duke shfaqur kritika për mungesë cilësie në këtë institucion, ndërsa, për këtë çështje u dakorduan që të formojnë grup pune.
Pas një diskutimi të gjerë të anëtarëve të komisionit lidhur me këtë çështje, raporti mori mbështetjen e tyre.

Më tej, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën edhe raportin me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin nr. 04/L-198 për tregtinë e mallrave strategjike, si dhe propozimin për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion