Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
E Hënë, 15.07.2013
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i këtij Komisioni, u shqyrtuan dy projektligje: Projektligji për inspektoratet mjedisore dhe Projektligji për ndërtesat në bashkëpronësi.
Gjatë shqyrtimit të amendamenteve, në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ata të Ministrisë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Me këtë rast, Komisioni miratoi amendamentet, me të cilat u pajtuan edhe përfaqësuesit e ministrive përkatëse. Pas kësaj, projektligjet do të procedohen tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.