Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
E Premte, 12.07.2013
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka shqyrtuar Projektligjin (pjesën tekstuale) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013.
Komisioni bëri disa ndryshime në përmbajtjen e tij, të cilat pritet të jenë pjesë e amendamenteve në shqyrtimin e dytë të projektligjit.
Ministri i Financave, Besim Beqaj, i cili ishte i pranishëm në këtë takim, dha sqarimet e nevojshme përkitazi me disa aspekte përmbajtësore të projektligjit, si dhe në çështjet e ngritura nga anëtarët e komisionit.