Lajmet e fundit
Deputetet Vjosa Osmani dhe Jasmina Zivkovic në vizitë zyrtare në SHBA
E Mërkure, 10.07.2013
Deputetet e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani (LDK) dhe Jasmina Zivkovic (SLS) po qëndrojnë në SHBA ku po marrin pjesë në programin "Women in Public Service", i themeluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Qëllimi i programit është të bashkojë dhe fuqizojë gra në pozita udhëheqëse, nga e gjithë bota, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në institucionet publike të vendit të tyre. Gjatë kësaj vizite, ato u takuan edhe me ish-Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, si dhe me përfaqësues nga Kombet e Bashkuara, Departamenti i Shtetit, USAID, si dhe me diplomate, deputete e zyrtare të larta nga shtete të shumta të Azisë e Paqësorit, Afrikës dhe Amerikës Latine. Në ditët në vijim ato do të takohen edhe me kongresmenë, përfaqësues të UNDP-së, Bankës Botërore, NDI dhe të organizatave të tjera.