Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Mërkure, 10.07.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar Projektligjin për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës.

Komisioni e përkrahu projektligjin dhe i rekomandoi seancës plenare miratimin e tij në parim.

Komisionit për Buxhet dhe Financa, ndërkaq, iu rekomandua miratimi i një amendamenti për ndryshime buxhetore në fushën e shëndetësisë, sipas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë, në kuadër të amendamentimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale