Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi uron për fillimin e Ramazanit

E Marte, 09.07.2013




Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, uron të gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës.

"Urojmë që mes qytetarëve të Republikës së Kosovës të mbretërojë paqja dhe mirëkuptimi.

Muaji i shenjtë i Ramazanit le të shërbejë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të dashurisë ndërmjet njerëzve", thuhet në urimin e kryeparlamentarit Krasniqi.

Kryeparlamentari Krasniqi uron për fillimin e Ramazanit