Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...
E Hënë, 08.07.2013
Katër projektligje u shqyrtuan në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i këtij Komisioni. Fillimisht u shqyrtuan amendamentet e Projektligjit për planifikimin hapësinor, të cilat anëtarët e Komisionit i miratuan dhe vendosën që Projektligji të procedohet tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.
Në vijim u shqyrtuan edhe këto projektligje: Projektligji për inspektoratet mjedisore, Projektligji për ndërtesat në bashkëpronësi
dhe Projektligji për kimikate. Lidhur me këto projektligje, Komisioni do të marrë vendim në mbledhjen e radhës.