Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Premte, 05.07.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të drejtuar nga z-sha Jasmina Zhivkoviç- kryetare e Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje: projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.03/L-048 për menaxhimin e finacave publike dhe përgjegjësitë, I ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr.03/L-221 dhe atë nr.04/L-116; me Raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për Buxhet e Financa, si dhe Projektligji nr.04/L-198 për tregtinë me mallra strategjike, me Raportin me amendamente të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

Pas debatit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahen procedimin e mëtejmë të këtyre dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim