Lajmet e fundit

GGD-ja - në përkrahje të grave për zgjedhjet lokale

E Enjte, 04.07.2013




Grupi i Grave Deputete në vazhdën e bashkëpunimit me UNËOMEN-in, mbajti punëtori dyditore me gratë nga partitë politike, të cilat janë kandidate të mundshme për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në këtë trajnim morën pjesë gratë nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, AKR-ja dhe SLS-ja.

Përfaqësuesja nga GGD-ja foli për rolin e grave në politikë e sidomos në Kuvend, si dhe për kushtimin e grave deputete për të përkrahur fuqizimin e grave në partitë politike, inkurajimin e tyre për tu kandiduar, përgatitjen e tyre për të bërë fushatë të suksesshme, si dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi në politikë.
Xheraldina Vula, ndërkaq, foli lidhur me paraqitjen para mediave, fushatën mediale dhe paraqitjen para publikut.

N këtë trajnim diskutuan edhe Blerina Morina nga Hasi, Zana Syla nga Mitrovica, Drenusha Leci nga Prishtina, Marigona Halili nga Suhareka, Vjollca Ibishi nga Podujeva, Sonja Budiric nga Shtërpca etj.

 

 

GGD-ja - në përkrahje të grave për zgjedhjet lokale