Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Premte, 05.07.2013




Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri, shqyrtoi dy projektligje nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. Me këtë rast, Komisioni vlerësoi se amendamentet e Projektligjit për ndryshimin dhe menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë si dhe amendamentet e Projektligjit për tregtinë e mallrave strategjike, janë në harmoni të plotë me legjislacionin e BE-së.

Nga mbledhja e  Komisionit për Integrime  Evropiane