Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
E Enjte, 04.07.2013
Raporti i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Raporti i Punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2012, të shqyrtuara në mbledhjen e kaluar, u miratuan sot gjatë vazhdimit të mbledhjes së Kuvendit, të cilën e kryesoi nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti. Po ashtu, deputetët mbështetën edhe propozimin e Grupit Parlamentar SLS dhe të Grupit Parlamentar ZB për ndërrimin e anëtarëve në komisionet parlamentare të Kuvendit.