Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
E Mërkure, 03.07.2013
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, ka shqyrtuar dhe përkrahur Projektligjin për tregtinë e mallrave strategjike, me amendamente të komisionit funksional, me vlerësimin se ato nuk përmbajnë implikime shtesë buxhetore.
Komisioni shqyrtoi, gjithashtu, edhe Projektligjin për Agjencinë Kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës, me raportin e komisionit funksional, dhe vlerësoi se është e nevojshme të bëhen disa plotësim-ndryshime që kanë të bëjnë me pjesën financiare. Rrjedhimisht, komisioni caktoi grupin punues për plotësim-ndryshimin e këtij projektligji.