Lajmet e fundit
Nga Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë
E Mërkure, 03.07.2013
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, nën kryesimin e kryetarit Florin Krasniqi, mbajti sot mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje, Komisioni formoi grupin punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë. Kryesues të këtij grupi punues, Komisioni caktoi zëvendëskryetarin Fadil Demaku, ndërkaq, anëtarë do të jenë edhe deputetët: Burim Ramadani, Haki Demolli dhe Duda Balje. Raportin me rekomandime lidhur me këtë ligj, grupi punues pritat që ta përgatitë në fillim të muajit nëntor.