Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Marte, 02.07.2013




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar, ka diskutuar për raportin vjetor të Radiotelevizionit te Kosovës (RTK) për vitin 2012.

Përkundër ftesës, në këtë mbledhje nuk ishin të pranishëm udhëheqësit e RTK-së.

Pati mendime që edhe pa prezencën e tyre, të nxirret një rekomandim për seancë plenare. Sidoqoftë, komisioni vendosi ta njoftoj udhëheqjen e RTK-së se takimi i ardhshëm do të mbahet më 15 korrik dhe të kërkojë nga ajo arsyetimin për mos përgjigje në ftesën e komisionit për pjesëmarrje në mbledhjen e sotme.

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike