Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 02.07.2013
Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për masat mbrojtëse në importe si dhe Raporti me Propozim-amendamentet e Projektligjit për tregtinë e mallrave strategjike të shqyrtuara në mbledhjen e kaluar, u miratuan në mbledhjen e sotme të cilën e kryesoi kryetari i Komisionit, Zenun Pajaziti.
Po sot, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri,në një mbledhje të veçantë, miratoi në parim edhe Projektligjin për sistemin e lejeve dhe licencave. Lidhur me këtë Projektligj, Komisioni formoi edhe grupin punues, në përbërje të të cilit do të jenë: deputetja Myzejene Selmani, Teuta Sahatqija si dhe Sala Berisha- Shala.