Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme...

E Hënë, 01.07.2013




Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Ahmet Isufi, shqyrtoi informatën e Policisë së Kosovës lidhur me suspendimin e disa pjesëtarëve të saj, pas vizitës së zyrtarit serb Aleksandër Vulin në Kosovë.

Gjatë shqyrtimit të kësaj informate, kryetari i Komisionit tha se kemi një arsyeshmëri të Inspektoratit Policor, e cila bazohet edhe në kërkesën e prokurores së EULEX-it për suspendim me pagesë për zyrtarët policor. Sipas kësaj informate, njoftoi në vijim ai, hetimet do të vazhdojnë deri në një vendim përfundimtar.

Lidhur me këtë informatë nuk u pajtua deputeti Rexhep Selimi, i cili tha se kjo informatë tregon për shmangie nga përgjegjësia të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Pas debatit lidhur me këtë çështje, Komisioni kërkoi nga Inspektorati Policor dhe prokuroria që detyrat t'i kryejnë me më shumë profesionalizëm.


Ndërkaq, lidhur me kërkesën e Policisë së Kosovës për buxhet shtesë, Komisioni rekomandoi që kërkesa e Policisë së Kosovës për buxhet shtesë për implementimin e marrëveshjes në veri t'i drejtohet Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Nga mbledhja e  Komisionit për Punë të Brendshme...